Gazetari investigativ Artan Hoxha ka hedhur dritë mbi një operacion të gjerë ndërkombëtar, që ka çuar në ndalimin e të paktën 11 shtetasve shqiptarë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – një prej parajsave të preferuara të krimit të organizuar nga Ballkani.
Në një prononcim televiziv, Hoxha deklaroi se mes personave të ndaluar ndodhen emra të njohur të botës së krimit shqiptar, disa prej të cilëve janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të lidhur me dosje të bujshme të trafikut ndërkombëtar të drogës, vrasjeve me pagesë dhe pastrimit të parave.
Emrat e përmendur nga Hoxha përfshijnë:
Sipas burimeve të gazetarit, ndalimi i këtyre personave është bërë në koordinim me agjenci ndërkombëtare ligjzbatuese dhe është pjesë e një hetimi më të gjerë që përfshin rrjete të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, ku Dubai është përdorur si vend tranziti dhe strehimi luksoz.
Dubai, streha e të kërkuarve shqiptarë?
Ky nuk është rasti i parë që shqiptarët e përfshirë në krimin e organizuar zgjedhin Dubain si destinacion “të sigurt”. Me mungesë marrëveshjesh ekstradimi dhe një sistem financiar që lehtëson fshehjen e parave, Emiratet e Bashkuara janë kthyer në një qendër ku lëvizin lirshëm figura kyçe të mafies ballkanike.
Autoritetet shqiptare ende nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi këto ndalime, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të kërkohet ekstradimi i tyre dhe mbi çfarë akuzash konkrete.
Publik.al do të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do të sjellë detaje të reja sapo të konfirmohen nga burime zyrtare dhe hetimore.
Check Point”, duke arrestuar në flagrancë 38-vjeçarin Krisald Kundraxhi që qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike…
Për shkak të mos realizimit të shpenzimeve në 5 muajt e parë të këtij viti…
Landi Çela Paradoksi/ Një vend i varfër që paguan si i pasur Një vend i…
Nuk i ka shpëtuar vëmendjes së shumë analistëve fakti që një nga veprimet e menjëhershme…
Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit në autostradën Fier–Lushnje, pranë…
Ta quash Lindjen e Mesme si fuçi baruti, duket se është pak. Pikërisht në këtë…