Asani rigjen golin në Korenë e Jugut

Jasir Asani ka realizuar një gol mjaft të bukur në kampionatin e Koresë së Jugut, por që nuk mjaftoi që Guanzhu të merrte 3 pikët. Pas një kombinimi perfekt me shokun e skuarës, sulmuesi i kombëtares zhbllokoi shifrat, duke finalizuar në perfaksion brenda zonës së rreptësisë. Megjithatë ndeshja kundër Daejeon u mbyll me shifrat 2-2.

Goli për Jasir Asanin erdhi në një moment delikat për lojtarin, i cili në 2 ndeshje me kombëtaren nuk mori asnjë minut. Megjithatë kjo rrjetë ishte e 5 në kampionatin Koreano jugor për mëngjarashin, i cili ka përfunduar edhe në merkato. Për 30-vjeçarin ka kërkesa nga Japonia, ndërsa në dhjetor i përfundon kontrata me Guanzhun.

Publikuar nga Publik Media