Asnjëherë në finalen e Champions nuk kishte ndodhur që…

Zikaltrit patën një mbrëmje të turpshme në Mynih ku parizienët dominuan të dyja pjesët e lojës.

Me këtë humbje, Interi ka regjistrua edhe turpërimin më të madh në historinë e finaleve të Champions. Asnjë skuadër më parë nuk kishte humbur me pesë gola diferencë, ndeshjen e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Skuadra e Inzagit nuk bëri asgjë për të ndryshuar fatin e ndeshjes. Ky trofe ndërkohë është edhe i pari për PSG-në në historinë e Champions.

Desire Doue.

PSG i tregoi forcën Interit duke fituar 5-0 në finalen e Champions League të mbajtur në Mynih.Futbollisti më i mirë i finales është përzgjedhur lojtari Desire Doue.

Sulmuesi 19-vjeçar i parisienëve spikati me paraqitjen e tij duke zhvilluar një ndeshje fantastike.

Doue u aktivizua për 66 minuta, shënoi dy gola dhe dhuroi një asist.

Ai numëron katër tentime për gol. Shpejtësia maksimale shkonte diku tek 33.2 km/h, sakaq vrapoi 5.7 kilometra. Doue luajti sezonin e parë për PSG.

Publikuar nga Publik Media