Atalanta turpërom Juven, e nxjerr nga gara për titull

Atalanta shkatërroi Juventusin me rezultatin e thellë 4-0, në supersfidën e javës së 28-të në Serinë A.

Përballje pa shumë histori në Torino, ku miqtë ishin dominues nga fillimi deri në fund.

Pjesa e parë u vendos nga goli i Reteguit me penallti.

Në pjesën e dytë për ekipin e Gasperinit arritën të shënonin De Roon, Zappacosta dhe Lookman.

Me këtë fitore, Atalanta renditet në vendin e tretë me 58 pikë, 3 pikë më pak se Interi kryesues dhe nxjerr Juven nga gara për titull. “Zonja e Vjetër” mban vendin e katërt me 52 pikë.

Publikuar nga Publik Media