Isa Myzyraj
Gjykata e Lartë përbëhet nga 16 gjyqtarë të cilët janë thirrur nesër të ndryshojnë praktikën gjyqësore për paraburgimet.
Në Shqipërinë tonë të vogël qindra qytetarë gjenden në paraburgim për arsye nga më të ndryshmet, nga ato banale deri tek ato madhoret.
Është absolutisht shqetësuese, që Gjykata e Lartë përmes kryetarit të saj u thirr për të ndryshuar këtë praktikë në momentin që pas hekurave përfunduan ata që deri dje ishin të paprekshëm. Ata që kontrollonin gjithçka në këtë vend, madje edhe në cilin televizion do të shkonte një reklamë e një kompanie private.
Ndaj 15 anëtarët e tjerë të Gjykatës së Lartë nuk duhet të lejojnë nesër që shpresa për një drejtësi të pavarur dhe të paanshme të goditet për interesa të askujt.
Edhe nëse marrin vendim për të ndryshuar praktikën e vetë Gjykatës së Lartë nëse nuk e shënojnë në mënyrë të qartë se ky ndryshim nuk prek asnjë prej të paraburgosurve aktualë, atëherë kemi të bëjmë me një atentat ndaj drejtësisë për interesa krejt të ngushta!







