Një përballje e tensionuar në çerekfinalen e parë të Champions League në “Camp Nou” mes Barcelona dhe Atletiko Madrid përfundoi me fitoren 0-2 të madrilenëve. Katalanasit u treguan kërkues, por jo mjaftueshëm konkretë në fazën sulmuese, duke pësuar humbjen e parë pas 10 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet (8 fitore, 1 barazim).
Fitorja e rëndësishme për skuadrën e Simeones, ishte gjithashtu e para në Camp Nou që nga viti 2006, duke i vendosur ata në një pozicion shumë të favorshëm përpara ndeshjes së kthimit.
Tani, Atletiko ka mundësinë të mbyllë kualifikimin në shtëpi dhe të realizojë një arritje unike: tre fitore ndaj Barcelonës në çerekfinalet e Champions League.
Alvarez 45′, Sorloth 70′







