Fevziun e njofton regjia se emisioni qe po ben per bamiresine eshte me audiencen me te ulet te shenuar ne tre muajt e fundit.
I nderuar Blend!
Kjo ndodh per nje arsye shume te thjeshte. Sepse njerezit qe ju shikojne nga shtepia nuk jane debilë. Ata kuptojne gjithçka. Pergezoj djemte dhe vajzat qe mobilizojne njerezit per te dhene bamiresi por nje gje eshte shume e rendesishme te dihet edhe prej atyre vete.
Bamiresia nuk duron drita, as shkelqim, as kamera, as xhelatine, as shkelqim, as i-phone 8+, as Samsung Galaxy, as kembe te bukura, as floke te leshuara bukur, as emra, as mbiemra, as ballo, as kostume, as reklame. Bamiresia me nje emision e dy nuk zgjidh problemin e varferise por ndihmon sistemin e pameshirshem dhe oligarkine hajdute te qetesoje semundjen vdekjeprurese te mjerimit me morfine. Qetesuesit mund ta vdesin nje te semure me apandesit qe shkon ne urgjence sepse e vene pacientin ne gjume nderkohe qe ai ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale urgjentisht. Sistemi egersisht korruptiv i barkderreve qafetrashe ne vendin tone ka nevoje per nderhyrje kirurgjikale, jo per morfine. Ti kerkon audience, te tjere kerkojne emer e fame, peshkaqenet kerkojne te mpijne me pakez morfine gjahun e tyre ndersa mjerimi ka nevoje per nje grusht te forte t’i bjere sistemit te zi, qe s’bza!