Australi, çfarë ndodhi me futbollistin Mario Bacaj

Mario Bacaj, një 28 vjeçar shqiptar që jetonte në Australi, humbi jetën tragjikisht tre ditë më parë në Australi. Fillimisht u tha se Bacaj, në gjendje të rënduar psikologjike, vendosi që t’i jepte fund jetës, por së fundmi kjo tezë është hedhur poshtë nga autoritetet.

Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë, mësohet se 28-vjeçari shqiptar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tetë i një restoranti në kryeqytetin e Australisë Jugore, Adelaide.

Fatkeqësisht i riu gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes.  Shërbimet e emergjencës u thirrën në Rrugën King William, pranë kryqëzimit të North Terrace, rreth orës 16:00 të dielën, pas raportimeve se një individ kishte rënë nga çatia e një bari të njohur, Bar dhe Restorantit 2KW, më i njohuri në Adelaide.

Tre automjete policie, dy ambulanca dhe katër njësi të Shërbimeve të Zjarrfikësve Metropolitane shkuan në vendngjarje, me ekipet që bllokuan kryqëzimin pranë kufirit verior të CBD-së për disa orë, ku më vonë u konfirmua se viktima ishte shqiptari Mario Bacaj.

Bacaj mësohet se më 15 qershor duhej që të luante për Klubin e Futbollit Adelaide Eagles, por rreth orës 10:15 të mëngjesit shkroi në grupin e “WhatsApp” të grupit ku dhe iu tha atyre se nuk ndihej mirë dhe se nuk do të ishte në gjendje të luante.

Disa orë më vonë, shokët e tij të ekipit morën lajmin tronditës se Bacaj kishte vdekur pasi  kishte rënë nga bar-restoranti tetë-katësh 2KW.

Image

“Jemi të shkatërruar të gjithë. Ai është shqiptar, i rritur në Itali. I pëlqente të luante futboll. Nga të gjithë njihej si djali më perfekt. Ne luanim me të çdo fundjavë”, thanë miqtë e tij te ekipi.

Bacaj kishte banuar në Adelaide për disa vite, duke punuar dhe studiuar, dhe ishte në prag të marrjes së lejes së qëndrimit.

Të hënën, shokët e ekipit me zemër të thyer u mblodhën poshtë barit 2KW për të vendosur lule të bardha dhe për të shprehur respektin e tyre për djaloshin shqiptar i cili humbi jetën tragjikisht.

Në një pankartë shkruhej në anglisht dhe shqip: “Pushofsh në paqe Mario”. Ndërkoëh theksojmë se policia nuk po e heton këtë ngjarje si të dyshimtë.

Image

Publikuar nga Publik Media