Babai i kandidatit socialist Daniel Gjura, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër mbrëmjen e sotme në Peshkopi është arrestuar nga policia.
Dyshohet se Gjura, efektiv policie, ka qëlluar me armë, pasi kandidatët për deputetë të PD-së Xhelal Mziu dhe Xhemal Gjunkshi së bashku me simpatizantët e PD-së, i kanë bllokuar makinën, për dyshime për shit-blerje votash.
Gjura së bashku me një person tjetër u shpallën në kërkim nga policia, por pas disa orësh është vënë në pranga.
Danjel Gjura është nipi i Ymer Lalës.