Politike

Balla replika me Nokën: Pse nuk shkon në SPAK?

Seanca parlamentare e ditës së sotme është shoqëruar me përplasje verbale mes deputetëve Taulant Balla dhe Flamur Noka.

Balla i është përgjigjur akuzave të opozitës se gjatë procesit zgjedhor janë manipuluar votat e diasporës.

Ai tha se deklarata e Nokës për ekzistencën e “500 GPS-ve në zarfa” të mbetura në Londër është një “përpjekje halucinante” dhe një pretendim që përbën vepër penale për gjurmimin e votës.

Balla i kërkoi gjithashtu të dorëzojë çdo provë të pretenduar në Prokurorinë e Posaçme, duke theksuar se identifikimi dhe gjurmimi i votës janë vepra të dënueshme.

“Unë e kuptoj që në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha dhe pse ishit zotuar që pas zgjedhjeve do ta aplikonit dhe e kuptoj shumë mirë gjithçka që po bëni edhe përpjekjen tuaj halucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një të gjitha pretendimet tuaja. Bëtë gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur doli që nuk kishte asgjë i jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajturave vota. Këtë më thanë që e tha Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfa dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër.

O Flamur, o Flamur, kjo që thua ti është vepër penale sepse identifikimi, gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme. Nëse ti e ke provë këtë, pse nuk e dorëzon në prokurorinë e posaçme? Nëse ti ke instruktuar mbështetësit tuaj, që paskan ngelur votat në Londër dhe i kemi numëruar ne këtu… Zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar. PS ka marrë 856 mijë vota, ju keni marrë 300 mijë e kusur më pak. Gjejeni ku i keni votat tuaja”, tha Balla.

Recent Posts

  • Bota

Trump paralajmëron shitjen e “Teslas” që bleu në mars

As nuk mendoj të flas ndonjëherë me Elonin e shkretë! Marrëdhëniet mes Donald Trump dhe…

1 hour ago
  • Denoncime

Shefja e ASHK Lezhë, detyron stafin të punojë për Bajram

ASHK Lezhë punon në Kurban Bajram: Publik.al | Investigim denoncues | 6 Qershor 2025 Një…

2 hours ago
  • Flash News

Rrogozhinë, zbardhet dëshmia e autorit: Qeni i tyre më shqetësonte

Është zbardhur dëshmia e autorit i cili plagosi çiftin e bashkëshortëve Gosë, Rrogozhinë. Shpëtim Osma ka…

3 hours ago
  • Publik News Albania

Vlorë/Arrestohet 28-vjeçari, shpallet në kërkim tutorja kineze

Një 28- vjeçar i identifikuar si Fatjon Spahu është arrestuar nga Policia e Vlorës dhe…

4 hours ago
  • Lajme

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës

Për rritjen e flukseve turistike, +136% krahasuar me periudhën para pandemisë Shqipëria vijon të jetë…

5 hours ago
  • Publik News Albania

Ndeshja nesër, policia me njoftim: Zona pranë stadiumit e bllokuar

Policia e Shtetit ka bërë me dije se rruga nga hoteli ku është akomoduar ekipi…

5 hours ago