Balluku zbret mes përmbytjeve, Shehaj: Jo dora e Zotit, por e korrupsionit

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e përfshirë në akuza penale, ka dalë sot në terren për të takuar banorët e prekur nga përmbytjet, në një prej daljeve të rralla publike pas një periudhe të gjatë mungese.

Ky veprim është kritikuar ashpër nga kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i cili e cilëson prezencën e Ballukut mes banorëve si hipokrizi të pastër dhe akt propagandistik, të lidhur drejtpërdrejt me çështjet penale që rëndojnë mbi të.

“Në një shtet normal, Balluku sot do të ishte para drejtësisë si çdo qytetare tjetër, pa imunitet dhe pa pushtet. Në vend të kësaj, ajo vijon të mbajë postin dhe shfaqet për të ngushëlluar qytetarët e përmbytur. Me milionat e eurove që janë vjedhur, hidrovoret do të funksiononin, rrugët nuk do të shembeshin si rërë dhe kanalizimet do të ishin funksionale. Kjo nuk është ‘dora e Zotit’, por pasojë direkte e korrupsionit”, deklaron Shehaj.

Reagimi i tij vjen në një moment kur SPAK, prej disa javësh, ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, por procedurat po zvarriten, duke i lënë asaj kohë dhe hapësirë politike.

Publikuar nga Publik Media