Bangkok në kaos: Shembet ndërtesa 81 punëtorë të bllokuar brenda saj

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur Mianmarin, në Azinë Juglindore, rreth gjashtë orë më parë.

Tërmeti ka ndodhur në orën (06:00 PM) dhe ka pasuar me katër goditje të tjera më të vogla, që variojnë nga magnituda 4.5 deri në 6.6.

Për shkak të regjimit ushtarak në Mianmar, informacionet janë të vështira për t’u marrë, dhe ende nuk dihet numri i viktimave ose shkalla e plotë e dëmeve.

Image

Sipas një punonjësi të shpëtimit në qytetin e dytë më të madh të Mianmarit, Mandalay, dëmet janë të shumta dhe numri i viktimave është “të paktën në qindra”.

Kryqi i Kuq ka raportuar gjithashtu për dëme të mëdha. Një gjendje emergjente është shpallur në gjashtë rajone të ndryshme dhe janë shpërndarë pamje që tregojnë dëme të mëdha në ndërtesa dhe rrugë, përfshirë një video që tregon shembjen e një urë të madhe.

Image

Përveç dëmeve në Mianmar, në Tajlandë, që ndodhet në kufi me Mianmarin, tre punëtorë ndërtimi kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas shembjes së një ndërtese shumëkatëshe të papërfunduar në Bangkok. Ndërtesat në kryeqytet janë ndjerë duke u lëkundur gjatë tërmetit.

Image

Ndërkohë, ekipi i BBC-së është në terren dhe po punon për të siguruar informacionin më të fundit mbi situatën.

Dëshmitarët okularë:

Amy Clayton, një mësuese 26-vjeçare në Bangkok, ka përshkruar ndjenjën e saj gjatë tërmetit si një ndjenjë shkatërruese dhe siç thotë ajo, sikur do të “përplasej” nga tronditjet e tërmetit që ndjeu në korridoret e shkollës.

Ajo thotë se po i afrohej një kolegu kur ai e pyeti: “A e ndjen këtë?” Pak sekonda më vonë, ajo dëgjoi alarmin e zjarrfikësve dhe njoftimin nga drejtori i shkollës për evakuimin e menjëhershëm.

Image

Fëmijët ishin duke qarë dhe disa përjetuan sulme paniku. Amy tregon se shkolla ishte plotësisht e papërgatitur për një ngjarje të tillë, pasi, megjithëse bëhen stërvitje të ndryshme, asnjëherë nuk është bërë një stërvitje për tërmetet. Një kolege e Amy-t tha se ky ishte tërmeti i parë që ajo kishte përjetuar në dekada.

Image

Kryeministria e Tajlandës:

Kryeministrja e Tajlandës, Paetongtarn Shinawatra, ka arritur në vendin e një ndërtese të shembur në kryeqytetin e vendit, ku aktualisht 81 punëtorë janë të bllokuar nën rrënoja.

Ajo ka folur më herët me gazetarët, duke kërkuar qetësi pas një mbledhje emergjente që pasoi tërmetin, i cili goditi Mianmarin dhe u ndje në vendet fqinje, përfshirë Tajlandën.

Gjithashtu, raportohet se po arrijnë makina të rënda në vendngjarje, për të ndihmuar punonjësit e shpëtimit të fillojnë kërkimet për ata që janë bllokuar nën rrënoja.

Publikuar nga Publik Media