Lajme

Barça bie në El Clasicco , madrilenët drejt titullit

Real Madrid ka mbyllur një herë e mirë llogaritë e kampionatit, teksa fitoi 3-2 në El Classico ndaj Barcelonës, duke e dërguar diferencën në +11 ndaj ndjekës.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me katalanasit që ushtruan presion që në minutat e para. Ekipi i Xavit zhbllokoi llogaritë në minutën e gjashtë, me një gol me kokë të Christensen, i ndihmuar edhe nga një gabim i Lunin në dalje.

Los Blancos reaguan dhe barazuan shifrat me Vinicius, i cili ekzekutoi si duhet një penallti në minutën e 18-të.

Një nga episodet më të rëndësishme  të takimit i takon minutës së 28-të, kur portieri Lunin largon një top në vijën fatale. Pati pretendime nga mysafirët, që ishin të bindur që topi ka kaluar vijën, gjithsesi pas një rishikimi me VAR, arbitri tha se nuk ka gol. Fermin Lopez “heshti” madrilenët në të 69-tën, por gëzimi zgjati pak, pasi Lucas Vazquez dërgoi shifrat në 2-2. Ekipi i Ancelottit siguroi fitoren me golin e Bellingham në fund.

Recent Posts

  • Ekonomi

Bashkia e Tiranës mbledh 147 MLN euro nga taksat e ndërtimit

Kush shkojnë paratë e taksave? Në vitin 2024, Bashkia e Tiranës ka përjetuar një bum…

15 minutes ago
  • Flash News

Ajola Xoxa paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, në vijim…

26 minutes ago
  • Flash News

Sot nis Konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evopës

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë dhe përshëndeti Konferencën e Kryetarëve të…

59 minutes ago
  • Bota

Kandidati për president në Kolumbi në gjendje kritike për jetën

Kandidati presidencial dhe senatori i njohur konservator kolumbian, Miguel Uribe Turbay, u plagos rëndë pas…

2 hours ago
  • Flash News

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu në Apelin e GJKKO

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të rikthehet këtë të hënë, 9 qershor, në Gjykatën e Apelit…

2 hours ago
  • Publik News Albania

Izrealiti kapet me 200 mijë euro në Rinas

194 mijë euro janë sekuestruar nga krimi ekonomk dhe policia e rinasit me dyshimet e…

2 hours ago