Përfundon një ndeshje e çmendur mes Barcelonës dhe Atletikos së Madridit në barazim me shifrat 4-4 e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.
Fillimisht “Los Kolçoneros” kaluannë avantazh të dyfishtë nga dy gola të Julian Alvarez që në minutën e parë dhe Antoni Grizman në minutën e gjashtë.
Megjithatë, Barcelona reagoi për dy minuta. Fillimisht Pedri në minutën e 19 dhe më pas Kubarsi në minutën e 21 që barazoi rezultatin. Ndërsa goli i përmbysjes erdhi nga Inigo Martinez në fundin e pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Levandovski ishte ai që realizoi të katërtin për Barcelonën në këtë takim. Atletiko mblodhi sërish forcat me Lorente që ngushtoi diferencat.
Kur ndeshja ishte drejt përfundimit, madrilenët barazuan gjithçka me anë të Shorloth një minutë përpara pëfundimit të takimit. Takimi i kthimit në “Metropolitano” më datë 2 prill do të vendosë ekipin që do të kalojë në finale.