Barcelona fiton ndaj Sevilla-s

Barcelona nuk bën blof, fiton 3-1 në fushën e Sevilla-s dhe e ndez edhe më shumë garën për titullin kampion në La Liga, pasi Reali i Vendin të parë ka grumbulluar vetëm dy pikë më shumë. Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 1-1 (realizuan Lewandowksi dhe Vargas), në fraksionin e dytë diferenca u bë nga stoli, me Fermin Lopez që realizoi sapo zbriti në fushë. Golin e 3-1 e realizoi Raphinha, ndërsa në fund vulosi fitoren në 4-1 Garcia.

Golat

Fillim i çmendur i ndeshjes Sevilla-Barcelona, ku u shënuan dy gola brenda dy minutave.

Në të shtatën minutë, pas një aksioni të rrjedhshëm të ‘blaugranave’, Robert Leëandoëski dergon topin në rrjetë.

 Sevilla – Barcelona 1-4

Pas sekonda pasi loja rinis nga qendra, Vargas, i shërbyer nga Niguez, barazon rezultatin në 1-1.

Nis me gol pjesa e dytë, Fermin Lopez, i sapo hedhur në fushë, shënon pa u mbyllur minuta e parë e këtij fraksioni.

Në  të 55-tën vjen edhe i tretë i Barcelonës, që mban firmën e Raphinha-s. Fermin Lopez u ndëshkua me karton të kuq, megjithatë Barcelona jo vetë që nuk pësoi, por shënoi edhe golin e katërt me Garcian në fund të takimit.

Publikuar nga Publik Media