Barcelona mund Benfikën edhe me 10 lojtarë

Barcelona ka manjë një fitore shumë të rëndësishme ne rrugëtimin e saj në Ligën e Kampioneve teksa do të luajë ndeshjen e kthimit ndaj Benfikës për një vend në çerekfinale me avantazhin e një goli pas sfidës së sotme në Portugali.

sdffdsffsdsdfssdfsdsdfdsf

Dueli iberik ishte shumë i ndezur dhe pritej të kishte shumë gola. Por një karton i kuq i shpejtë i Kubarsi bëri që Barcelona të ishte më e tërhequr, duke i lënë plotësisht kontrollin e lojës vendasve. Nëse portugezët shpërdoruan një mori rastesh, të ndalur edhe nga Sheznji në një formë të shkëlqyer, një aksion i shpejtë i Rafinjas solli golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e dytë, që mjaftoi për t’u dhënë katalanasve suksesin 1-0.

BENFIKA-BARCELONA 0-1
61′ Rafinja

Goli i Rafinja (VIDEO)

Kartoni i kuq i Kubarsi (VIDEO)

Publikuar nga Publik Media