Kush shkojnë paratë e taksave?
Në vitin 2024, Bashkia e Tiranës ka përjetuar një bum ndërtimesh që tejkalon çdo parashikim dhe precedent. Lejet e ndërtimit të dhëna arrijnë një vlerë totale prej 1.8 MLD euro ndërtim, ndërsa nga taksa e ndikimit në infrastrukturë janë arkëtuar 147 milionë euro, shifër që përbën një rekord absolut historik.
Kjo taksë, e cila është 8% e çmimit për metër katror mbi çmimet e referencës, u rrit ndjeshëm në gusht 2023 në 32 zona të kryeqytetit – një vendim i kundërshtuar ashpër nga Shoqata e Ndërtuesve. Ata paralajmëruan rritje të ndjeshme të çmimit të apartamenteve dhe e çuan çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila e rrëzoi padinë si të pabazuar.
Të ardhurat nga kjo taksë zënë 54% të totalit të të ardhurave tatimore e jotatimore të Bashkisë për vitin 2024, një shifër alarmante që tregon varësinë ekstreme të buxhetit bashkiak nga ndërtimet e reja.
Por përtej numrave dhe statistikave, pyetja që ngrihet është thelbësore për qytetarët: Ku shkojnë këto para? A reflektohet kjo rritje marramendëse e të ardhurave në infrastrukturë më të mirë për qytetarët, në më shumë gjelbërim, arsim, transport publik apo shërbime bazë? Apo janë kthyer në një instrument klientelist për të mbajtur në këmbë një model urban që i shërben pakicës ndërtuese dhe jo shumicës që jeton çdo ditë nën presionin e betonit dhe ndotjes?
Në një Tiranë që ndërton më shumë se kurrë, rritet edhe më shumë mungesa e transparencës: kush i merr lejet, çfarë lidhjesh kanë me politikën dhe pse e gjithë barra fiskale shkon tek qytetari përmes çmimeve gjithmonë e më të larta?
SPAK e çon në gjyq, hetimi për pastrim parash vijon VIDEO TIRANË – Ish-kryebashkiaku i…
TIRANË – Në një kohë kur Inteligjenca Artificiale (AI) po përshpejton ritmin e zhvillimit teknologjik…
KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit. Vendimi u mor,…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me…
Zgjedhjet për kreun e Urdhrit të Psikologut, fituesja e garës, Brunilda Laboviti kërkon ndërhyrjen e…
Kompania e dështuar në burgun e Peqinit fiton tenderin për komunikimet e Gardës së Republikës…