Vjedhje me Bekim Zyrtar: Si Përfiton nga Paratë Publike
Skandalet me tenderat publikë në Shqipëri nuk janë më thjesht anomali – ato janë tashmë një regjim i mirënjohur dhe i institucionalizuar i vjedhjes së qytetarëve. Rasti më i fundit përfshin një emër tashmë të njohur për drejtësinë: Elton Mehmeti, i njohur si hajduti i “PC Store”. Edhe pse i përjashtuar zyrtarisht nga pjesëmarrja në tendera publikë për shkak të falsifikimeve, Mehmeti ka krijuar një kompani të re në emër të bashkëshortes (shiko dok.)
Dorjana Mehmeti e QuantX IT Solutions SH.P.K. ka arritur të marrë një kontratë marramendëse nga Besnik Dervishi, drejtuesi i një institucioni publik që me sa duket, ka vendosur të mbyllë sytë përballë ligjit dhe etikës.
Tenderi 270 milionësh për një punë 70 milionëshe
Sipas dokumenteve të bëra publike, kostoja reale e tenderit të miratuar nga Dervishi është 70 milionë lekë. Megjithatë, kontrata i është dhënë Mehmetit për shumën skandaloze të 270 milionë lekëve. Ky diferencim marramendës prej 200 milionë lekësh është asgjë më pak se një grabitje e hapur e fondeve publike. Çdo qytetar shqiptar duhet të pyesë: Për kë po vidhen këto para? Kush fshihet pas këtyre “akordeve” kriminale?
Pse është i lirë të veprojë Mehmeti?
Elton Mehmeti është i njohur për falsifikimet dhe mashtrimet e tij në sektorin e IT-së, duke përfshirë edhe një seri skandalesh të mëparshme që çuan në përjashtimin e tij nga tenderat publikë.
PC STORE është një kompani e cila prej vitesh fiton shumë tendera nga institucionet shtetërore. Vetëm në vitet e fundit kjo kompani ka fituar rreth 160 tendera me vlera që kapin miliona euro.
Për këtë arsye është përjashtuar me 7 muaj nga pjesëmarrja në tenderat publikë. Më konkretisht bëhet fjalë për një tender të vitit 2022 ku kjo kompani ka mashtruar në lidhje me disa skanera me të cilat duhet të furnizonte AKSHI-n.
Mashtrimi ka dalë në pah në disa raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Rezulton se kompania PC STORE ka fituar tenderin për pajisje të një cilësie të caktuar por realisht ka sjellë pajisje me parametra më të ulëta e rrjedhimisht më të lira, në mënyrë që të përfitonte nga diferenca e kostos dhe kusurin ta fuste në xhep.
Pavarësisht këtij precedent të qartë kriminal, ai vazhdon të përfitojë kontrata fitimprurëse me bekimin e institucioneve shtetërore. Kjo tregon qartë se ligjet në Shqipëri janë të zbatueshme vetëm për qytetarët e thjeshtë, ndërsa hajdutët dhe fallsifikatorët hanë dardha edhe me Besnik Dervishin.