Publik News Albania

Bastet online: Klani i Ramës kacafytet për licencat e premtuara

Tri licenca janë para-vendosur për t’i marrë Olsi Rama, Gaz Demi, Endri Meksi e Fidel Ylli

Të bashkuar në grupin e familjes kryeministrore, nëpërmjet kompanisë “Moglix” që ka dhe koncesionin e monitorimit të basteve online, por edhe përmes Komitetit Olimpik Shqiptar… 

Edi Rama /

Kryeministri Edi Rama e miratoi pa asnjë debat ligjin për rihapjen e basteve online, por është futur në një ngërç të vërtetë për ndarjen e licencave. Shkaku: janë dyndur dhjetëra miq, familjarë dhe klientë të tij të vjetër që kanë dekada në këtë biznes, si dhe të tjerë që e shohin sektorin si burim të sigurt fitimesh.

Sipas të dhënave që ka siguruar “Pamfleti” nga Ministria e Financave, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit janë bërë 37 aplikime për licenca bastesh online. Prej tyre, 25 janë nga kompani të kontrolluara nga klani dhe familjarët e Ramës, ndërsa 14 janë kompani shqiptare dhe të huaja që pretendojnë të ushtrojnë aktivitetin në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Por sipas ligjit të miratuar nga vetë qeveria, mund të jepen vetëm 10 licenca, dhe ato vetëm për kompani shqiptare me ortakëri shumicë të huaj, të cilat do të operojnë brenda territorit të Shqipërisë.

Ngërçi ka lindur pikërisht këtu: 25 aplikantë janë “të shtëpisë” së Bablokut, ndërsa 14 aplikantët e tjerë janë të certifikuar dhe përmbushin të gjitha kriteret. Përballë këtij presioni, vetë Rama ka dhënë urdhër për të pezulluar procesin e dhënies së licencave, pasi nuk po vendos dot se cilin “të lërë jashtë”.

Sipas burimeve konfidenciale, kjo situatë ka shkaktuar një kacafytje të heshtur mes anëtarëve të klanit të Ramës për të kapur këto 10 licenca. Kjo lë të kuptohet se kryeministri u ka dhënë paraprakisht premtime të fshehta të gjithëve, duke i nxitur të aplikojnë me bindjen se “e kanë rregulluar”.

Një nga licencat, po kërkohet nga Federata Shqiptare e Futbollit, me pretendimin se ajo menaxhon aktivitetin sportiv që është objekt i basteve. Dy licenca të tjera janë kërkuar nga Shoqata e Kompanive të Basteve Sportive, e drejtuar nga Artan Shyti, që ka qenë një nga zërat më të fortë për rikthimin e basteve, si në media ashtu edhe përmes lobimeve direkte tek vetë Rama.

Por më e rëndësishmja është fakti që 3 licenca janë parapërcaktuar për grupin familjar të Ramës: Olsi Rama, Gaz Demi, Endri Meksi dhe Fidel Ylli.

Këta kanë aplikuar përmes kompanisë “Moligix”, me pronar të deklaruar Endri Meksin dhe ortak të fshehur Olsi Ramën. Kjo kompani zotëron aktualisht koncesionin për monitorimin e basteve online, dhe bashkëpunon me kompanitë e huaja “Admiral Sportwetten GmbH” dhe “ATSI Spolka Akcyjna”.

Nga ana tjetër, Fidel Ylli ka kërkuar një licencë në emër të Komitetit Olimpik Shqiptar, edhe pse në të kaluarën ka pasur aksione të dokumentuara në disa kompani bastesh sportive. Ai ka bërë lobime të hapura në Kuvend dhe pazare të mbyllura me kryeministrin për të garantuar pozicionin e vet në tregun e ri.

Nga 10 licencat e lejuara me ligj, nëse hiqen këto 8 të parapërcaktuara për “të afërmit”, Bablokut i mbeten vetëm dy për të shpërndarë “jashtë rrethit”. Por edhe ato, sipas burimeve nga Ministria e Financave, do t’i kalojnë Dajlan Avdias, biznesmenit të njohur për ndërtimin e kullës te Sahati në Tiranë, përfitues i lejes për ndërtimin e një resorti mbi 60 hektarë tokë shtetërore në zonën e Kalasë së Lëkurësit në Sarandë, dhe person me lidhje të forta me qarqe të errëta financiare./Pamfleti

Recent Posts

  • Publik News Albania

Administratori i inceneratorit të Fierit, ekstradohet në Shqipëri

Loran Dusha u arrestua në Zimbabve Administratori i “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, 42-vjeçari Loran Dusha,…

10 hours ago
  • Flash News

Kamëz/ Përplasi 5 kalimtarë dhe u arratis në pranga Përparim Bilja

39-vjeçari që e ktheu rrugën në pistë gare VIDEO Një aksident i rëndë u regjistrua…

12 hours ago
  • Denoncime

e-Albania prej ditësh jashtë funksionit!

Karçanaj merr miliarda për ta mirëmbajtur Portali e-Albania i trumbetuar nga qeveria Rama ka dalë…

13 hours ago
  • Bota

Trump telefonatë 50 minuta me Putin këtë të shtunë

Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë të re…

13 hours ago
  • Bota

Trump reagon pas atentatit ndaj igjvënësve në Minnesota

Sulm i tmerrshëm, nuk do të tolerohet Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka reaguar pas…

13 hours ago
  • Bota

Iranianët hedhin poshtë thirrjen e Netanyahut për revoltë

Përkthimi në shqip i artikullit të CNN: Në një thirrje të rrallë drejtuar drejtpërdrejt popullit…

15 hours ago