Lajme

Bayern Munchen kualifikohet në gjysmëfinalen e Champions League

City dhe Real Madrid shkojnë në shtesë

Bayern Munchen është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Champions League, pasi eliminoi Arsenal. Gjermanët e drejtuar nga Tomas Tuchel fituan minimalisht 1-0 në Allianz Arena (Munich), ndërsa takimi i parë kishte përfunduar në paqe 2-2. Takimi i sotëm u vulos nga Kimmich.

City dhe Real Madrid do të diskutojnë në shtesë një biletë për në fazën gjysmëfinale, pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt (2-2 ndeshja e parë).

Los Blancos zhbllokuan llogaritë në minutën e 12-të, me anë të sulmuesit brazilian, Rodrygo. Me avantazhin në “xhep”, madrilenët preferuan të qëndrojnë në prapavijë, duke u zhvendosur kështu në gjysmë-fushën e vet.

Kampionët e Europës rritën ndjeshëm presionin dhe iu afruan disa herë golit. Haaland apo edhe Foden, vendosën në vështirësi portierin Lunin, por pa mundur dot të barazojnë shifrat.

Edhe në fillimin e pjesës së dytë u luajt e njëjta “muzikë”, me ekipin e Guardiolës që s’kishte asgjë për të humbur. “Drithërima” në stadium në të 46-tën, një gjuajtje e Grealish u ndal nga “gardiani” i mysafirëve. Barazimi i Manchester Cityt erdhi nga De Bruyne, i cili përfitoi pasi topi nuk u largua si duhet nga Rudiger.

Recent Posts

  • Politike

KQZ i kthen përgjigje opozitës për fletët e votimit

Në përgjigjen e saj adresuar PD-së, KQZ thotë se numri prej 1,935,328 fletë votimi të…

55 minutes ago
  • Denoncime

Skandali/ Ish-drejtori i arrestuar fiton tenderin në Portit e Durrësit

Si u  ringjall   kompania e ish-zyrtarëve të arrestuar Redaksia Investigative | Publik.al Në Shqipëri,…

1 hour ago
  • Flash News

Detaje nga operacioni “Procedimi” në Fier

Policia e Fierit ka zbuluar detaje nga një operacion i koduar “Procedimi”, i cili ka…

1 hour ago
  • Publik News Albania

Publikohen pamjet e operacionit ku u arrestuan 4 persona!

Një operacion i gjerë policor, i koduar “Procedimi”, ka goditur një grup të strukturuar kriminal…

2 hours ago
  • Statusi Publik

Marrëveshja e Ramës nxiti ndërhyrjet e kontestuara në Spaç

Ndërhyrjet restauruese në funksion të një filmi artistik në godinat gjysmë të rrënuara të ish-burgut…

14 hours ago
  • Politike

PD-ASHM kërkon hetim urgjent nga KQZ, mungojnë 130 mijë vota

Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) i ka kërkuar KQZ-së për verifikim të…

15 hours ago