BE miraton për Shqipërinë 64.5 milionë euro parafinancim

“Shqipëria sapo ka marrë 64.5 milionë euro parafinancim sipas Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor! Kjo pagesë e parë mbështet reformat dhe investimet e Shqipërisë për të forcuar vendin dhe për ta afruar atë me BE-në”.

Lajmi është dhënë nga Ambasada e BE në vendin tonë me anë të një postimi në rrjetin social “X”.

Ambasadori i BE Silvio Gonzato ka uruar Shqipërinë për atë që e quajti një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE.

“Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit”, shkruan Gonzato.

Publikuar nga Publik Media