Bëhet i gjallë LaCivita , i thotë kryeministrit Ramaduro

Ish-strategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, përmes një postimi në platformën ‘X’, ka shënjestruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

LaCivita ka shpërndarë një opinion të diplomatit shqiptar Agim Nesho, publikuar në Fox News, me titullin: – “Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit”.

Rikthehet LaCivitia, sulmon Ramën me artikullin e Agim Neshos në Fox

Në një reagim të drejtpërdrejtë në platformën X (ish-Twitter), LaCivita ndau artikullin ku përmendet kryeministri shqiptar dhe mbështeti hapur analizën e diplomatëve si Agim Nesho, që e cilëson Edi Ramën si një eksperiment të rrezikshëm të progresizmit globalist në Ballkan.

Artikulli i Fox News, me titullin tronditës “Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit”, ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm në qarqet republikane amerikane, por edhe në Tiranë.

Ky artikull e përshkruan Ramën si një lider me pamje liberale, por me sjellje autoritare, që ka ndërtuar një sistem të përqendruar pushteti, me kontroll mbi median, drejtësinë dhe zgjedhjet, ndërkohë që simulon përpara Perëndimit imazhin e një reformatori.

Chris LaCivita, si arkitekti i fushatës së Trump për vitin 2024, nuk flet shpesh për liderë të huaj  por fakti që ai ndërhyn për Shqipërinë, e bën këtë sinjal edhe më domethënës.

Edi Rama, që prej vitesh është portretizuar si “i dashuri i globalistëve”, nuk është i panjohur për lobimin në Uashington me para publike, si dhe për përplasjet me administratën Trump – përfshirë këtu dhe aferën McGonigal.

Ky artikull, dhe reagimi i LaCivita-s, vijnë në një kohë kur Edi Rama përgatitet për mandatin e tij të katërt si kryeministër, në një Shqipëri ku opozita është nën sulm të vazhdueshëm, ndërsa SPAK vihet në dyshim për selektivitet politik.

Rikthimi i mundshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në nëntor 2024, duket se do të trazojë jo pak ujërat për liderët si Edi Rama  që ndër vite janë rreshtuar me Sorosin dhe axhendat e majta globale, ndërkohë që në Shqipëri aplikojnë receta autokratike me fasadë liberale.

Rama mund të qeshë nëpër podiume, por realpolitika amerikane po i shkel syrin një epoke tjetër.

Televizioni më i madh amerikan ‘FOX News’: Njihuni me Ramaduron, autokrati i trajnuar nga Sorosi dhe armiku i Trumpizmit

Rrjeti më i madh televiziv në SHBA, Fox News, publikoi sot një analizë të ambasadorit Agim Nesho, ku Edi Rama krahasohet me liderin autokrat të Venezuelës, Nicolas Maduro 

Nga Agim Nesho, FOX NEWS

Ndërsa Europa pretendon të mbrojë demokracinë, ajo në heshtje fuqizon autokratë si kryeministri shqiptar Edi Rama.

I zgjedhur për mandatin e katërt me një shumicë të fuqishme që mund të ndryshojë Kushtetutën, Rama njihet nga kritikët si “Ramaduro” i Evropës — një referencë për Nicolás Maduron e Venezuelës — për korrupsionin e dyshuar, tendencat autokratike dhe mjeshtërinë në mashtrimin politik.

Ish-dishepulli i George Soros dhe ‘Shoqërisë së Hapur’, Rama është shndërruar në një kameleon politik — duke formësuar imazhin e tij për t’iu përshtatur interesave të elitave globale dhe sundimtarëve rajonalë.

I nënshtruar ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, bashkëpunues me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan dhe mbështetës i presidentit francez Emmanuel Macron në këmbim të influencës më të madhe në Ballkan, Rama siguroi mandatin e katërt radhazi përmes zgjedhjeve që shumë i përshkruajnë si thellësisht të manipuluara — e paimagjinueshme për një anëtar të NATO-s dhe shtet aspirant për BE-në.

Rama u ngrit nga përfaqësues i ‘Shoqërisë së Hapur’ në Tiranë në udhëheqës të një vendi me një prej trashëgimive më brutale komuniste në Evropë. Kritikët e përshkruajnë si narcist dhe anarkist, ai shihet si produkt i influencës post-komuniste të Sorosit në Europën Lindore. Ai konsolidoi pushtetin në Shqipëri duke promovuar iniciativën “Ballkani i Hapur” të mbështetur nga Soros. Kohët e fundit, ka marrë një rol të ri: si socialisti progresist që punoi për të minuar iniciativat e epokës Trump në Evropë.

I njohur për retorikën anti-Trump — përfshirë deklaratën e famshme në CNN dhe Foreign Policy, ku e quajti Trump “turpin e qytetërimit tonë” — Rama u bë i preferuari i elitave evropiane dhe demokratëve amerikanë. Mbijetesa e tij politike varej nga përshtatja me rendin anti-Trump, edhe pse udhëheqja e tij brenda vendit po shkon drejt autoritarizmit.

Sot, ndërsa Europa përballet me një botë multipolare dhe sfida komplekse gjeopolitike, ajo gjithnjë e më shumë toleron — nëse jo edhe përqafon — udhëheqës si Rama. Pse? Sepse ai deklaron besnikëri ndaj “vlerave evropiane,” megjithëse drejton, sipas kritikëve, një shtet narkotik të ndërtuar mbi krim të organizuar dhe manipulim elektoral.

Rama përfaqëson një version evropian të modelit Chávez-Maduro: një autokrat i majtë i mbuluar me gjuhë progresiste, që ushtron pushtet pa shumë respekt për normat demokratike. Ai mishëron stabilokracinë që po shkatërron Ballkanin — regjime të toleruara për hir të qetësisë rajonale, edhe pse shkatërrojnë vetë ato vlera që Europa pretendon t’i mbrojë.

Përpjekja e fundit e Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për të bllokuar rinovimin e kontratës së Chevron-it në Venezuelën e Maduro-s është një shembull guximtar i lidershipit me parime — duke i mohuar regjimeve autoritare legjitimitetin dhe burimet. Amerika duhet të tregojë të njëjtën qartësi edhe ndaj Ballkanit.

Madje shumë shqiptarë tashmë e quajnë udhëheqësin e tyre “Ramaduro” — një sinjal i dëshpëruar për ndihmë nga SHBA për rikthimin e demokracisë. Pozicioni i Amerikës duhet të jetë një zgjim për Evropën, e cila është mësuar të bashkëjetojë me regjime mafioze të bazuara në korrupsion dhe shtypje. Evropa nuk mund të justifikojë mbështetjen ndaj autokratëve vetëm sepse kritikët e tyre janë konservatorë apo të lidhur me Presidentin Trump.

Është koha që diplomacia amerikane të ndërmarrë hapa konkretë. Kjo do të thotë shtim presioni ndaj udhëheqjes shqiptare, mbështetje publike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe një mesazh të qartë: Përputhja me vlerat perëndimore matet me veprime, jo me deklarata boshe.

 

A është artikulli i Fox News dhe ndërhyrja e Chris LaCivita sinjali i parë?

Imazh

Publikuar nga Publik Media