“Bëj gargar e laj gojën”, debat i ashpër Balla-Shehaj në Kuvend

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

“E more mandatin me lekë, lutu që të mos pendohet Luli”

I ashpër ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend, ndërsa i është kundërpërgjigjur kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Balla u shpreh se Shehaj “synon që të dalë interesant në rrjetin social dhe bërtet në Kuvend”. Ai e paralajmëroi gjithashtu Shehajn që të mos flasë për Lulzim Bashën, duke theksuar:

“Për tu bërë interesant për rrjetin social, vjen bërtet dhe kujton se është interesat. Kur të përmendësh emrin tim, laj gojën, po bëjë gargarën me ujë të kripur Vlorë. Se po u pendua Lul Basha do tregojë se sa para i ke dhënë për të marrë mandatin”, tha Balla.

Nga ana tjetër, Shehaj akuzoi qeverinë dhe Ballën lidhur me çështjen Balluku:

“Ju mendonit se kur u arrestua Veliaj ishte një çështje që kishte me të. Tani që është marrë e pandehur Balluku… vërtet mendoni se kemi të bëjmë me çështje të përvetshme të disa individëve. Duhet të jepni llogari dhe nuk keni ca t’i bëni drejtësisë, SPAK se kanë mbrojtjen e ndërkombëtarëve. Dhe këto sulmet qesharake që bëni përditë, Rama çdo ditë kërcënon Gjykatën Kushtetuese me broçkulla se kemi marrë të pandehur Ballukun dhe shqiptarët nuk udhëtojnë dot në Kanada, tani ka filluar ministri i drejtësisë me postime. Del Balla dhe thotë pyesni Chat GPT, nuk ka ndodhur ndonjëherë por prapë unë thotë nuk flas për gjykatësit. S’ia mban atij se ka frikë se përfundon si të tjerët. Nuk e shmangni dot daljen para drejtësisë. E keni të kotë. Ndajeni mendjen, dilni cdo ditë sic po ndodh. Bashkëpunimi me drejtësinë se iu ka ardhur fundi,” tha Shehaj.

Konflikti i sotëm tregon tensionet e forta mes mazhorancës dhe opozitës lidhur me çështjet e hetimeve për zyrtarët e qeverisë dhe rolin e kryeministrit në këtë proces.

Publikuar nga Publik Media