Belina Pupa ka reaguar për herë të parë pas akuzave të ngritura ndaj saj dhe bashkëshortit, Elvis Pupa, për kultivim të bimëve narkotike dhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në një pronë të tyre në Australi.Në një deklaratë për mediat, Pupa sqaroi se ambienti ku janë konstatuar shkeljet është një pronë në emrin e saj, por që ishte dhënë me qira. Ajo theksoi se nuk ka asnjë përfshirje direkte me aktivitetin e dyshuar që ka ndodhur në atë hapësirë.Sa i përket arratisjes së bashkëshortit të saj, Elvis Pupa, i cili është shpallur në kërkim nga autoritetet australiane, Belina nuk ka bërë asnjë koment.Aktualisht, Belina Pupa përballet me akuzën për kultivimin e 43 bimëve kanabisi, një shkelje që dyshohet se ka ndodhur gjatë periudhës 1 janar – 4 prill 2025.Rasti u bë publik pak ditë më parë nga media australiane The Advertiser, e cila raportoi për hetimin që ka nisur ndaj çiftit dhe për përfshirjen e tyre të dyshuar në aktivitet të paligjshëm.
