Belinda Balluku i jep 250 Mijë Euro Theodhori Çamit të ndërgjegjësojë shqiptarët

Ironia në këtë vend është therëse miq… Ky artikull sarkastik që do të lexoni më poshtë e dëshmon më së miri talljen që qeveria bën me popullin.

Nëse ditët e fundit keni parë në ekranet e televizioneve rilindase reklamën e KESH për t’u ndërgjegjësuar në kursimin e energjisë, kini parasysh që për ta realizuar atë janë shpenzuar 250 Mijë Euro nga taksat tuaja.

Sipas burimeve për JOQ Albania, në casting të aktorëve është angazhuar vetë kryeministri për ta bërë sa më të besueshëm reklamën që është krijuar me taksat tuaja.

Vlera marramendëse i është dhënë kompanisë së reklamave Le Spot Group me lidhje me Vodafone në pronësi të Theodhori Çamit, me letra e kaluar në të tjerë persona, njëkohësisht pronar i televizionit Euronews Albania.

1

THEODHORI CAMI

2

Nuk është e nevojshme të marrësh mendimin e ndonjë eksperti për ta kuptuar qartazi se kjo është është një ndër talljet më të mëdha që i është bërë këtij populli. Pra, Ergys Verdho dhe qeveria do paguajnë kompaninë Le Spot 250 Mijë Euro me taksat e qytetarëve për ndërgjegjësim të popullit gjatë muajve Tetor-Dhjetor.

3

Procedura është me Negociim të drejtpërdrejtë pa shpallje paraprake gjë që përbën shkelje në procedurat publike, pasi të tillë tendera priren të funksionojnë me marrëdhënie klienteliste. Tendera të tillë janë ndaluar nga Rama që në kohën e burgosjes së ish-kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe.

Kontrata është lidhur në bazë të një akti normativ të pashpallur as në faqen zyrtare të KESH, gjë që e thellon shkeljen.

4

Fushata informuese do të transmetohet nga tre televizione kyç në vend, padiskutim ekranet e rilindjes dhe portalet qeveritare në formën e bannerave në web për të cilët ka nisur shpërndarjen e parave.

Në reklamë citohet konkretisht se është qeveria ajo që na mbron nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Rrjetet sociale të titullarëve të institucioneve shtetërore dhe ministres apo kryeministrit kanë mjaftueshëm audiencë sa për të shpërndarë fjalën ndërgjegjësuese tek populli, por ky tender i fshehtë i KESH është bërë me qëllim propagandën e qeverisë me taksat e popullit të varfër shqiptar.

*Dokumentet siguruar nga Faktoje*

Publikuar nga Publik Media