Berisha debat me Blendi Gonxhen: Ti je një bandit më i keq dhe më i rrezikshëm se Xhabaftët

Ka përfunduar pas 15 minutash seanca plenare në Kuvend, e para që nga zgejdhjet e 11 majit.

Seanca u karakterizua nga tone të ashpra dhe akuza të ndërsjellta mes kreut të PD Sali Berisha dhe kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.

Berisha akuzoi maxhorancën se ka manipuluar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit me ndihmën e karteleve të drogës dhe parave të ardhura nga bota e krimit.

Debati në Kuvend:  

Sali Berisha: Të nderuar deputetë, kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme, pas rënies së Perdes së Hekurt në Europën ish-komuniste. Kjo seancë mblidhet pasi partia e krimit me në krye Edi Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje të të gjitha ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, Edi Rama përdori 76 milionë euro dhuratë për 48 përqind të votuesve. Pasi fali 200 milionë euro gjoba dhe kamata për të marrë votat. Pasi mobilizoi kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë.

Sali Berisha: Deputetët e këtyre karteleve u zëvendësojnë ju në këtë parlament, jo se ju nuk ishit mëkatarë, por vetëm njëri prej tyre, Arkendi, që mori 2500 vota në vitin 2021, mori këtë vit nga Troplinët 5 mijë vota më shumë se Edi Rama. Ju mblidheni këtu pasi klanet e vrasësve, drogës, kartelet e drogës, sjellin në këtë parlament 28 deputetë në lista të mbyllura dhe të hapura. Ju mblidheni sot këtu pasi për të blerë votat me drogë, kreu juaj firmosi mbjelljen e 28 mijë hektarëve kanabis në mbarë vendin. Ju mblidheni sot këtu në një kohë kur votën e parë të diasporës shqiptare e manipuluat në mënyrën më të egër. Kur 1.6 milionë shqiptarëve iu shkelmuat votën. O botë e krimit, nuk mund të ishit ndryshe ju. Përfaqësues të klaneve më të egra dhe vrasësve, nuk mund të ishit ndryshe, këta mund të ishit. Po, po. Shumë herë më e ndershme do ishte që këtu në parlament të ulej Xhevdet Troplini, Altin Hajri, Elvis Çela, Bahri Bajri, Pëllumb Gjoka, Arben Qimja, Renato Salihi, Orik Shyti dhe të tjerë të cilët u përdorin ju si lecka politike në funksion të perandorive të tyre të krimit.

Niko Peleshi: Jemi si grup parlamentar dakord që të rifillojmë punën pas një fushate të suksesshme për të gjithë, vendin dhe shqiptarët. Jemi në parlament jo në cirk këtu! Natyrisht që kemi plot arsye që të kërkojmë diskutime jashtë rendit të ditës sepse kemi shumë arsye. Do kemi disa seanca intensive deri në fillim të korrikut.

Sali Berisha: Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin. Ai tani quhet Blendi Xhabafti. Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti. Ja, ky është! Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka.

Elisa Spiropali: S’mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese. Edhe sot po e përmbyll me turp si gjithnjë…

Berisha akuzoi Gonxhën për ndryshimin e mbiemrit dhe për lidhjet e tij me grupe kriminale, duke e përshkruar atë si një figurë të ngjashme me ata që kanë përdorur pozita politike për të mbështetur interesa të kundërta me qytetarët.

Pjesë nga deklarata:

Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin.
Ai tani quhet Blendi Xhabafti.
Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti.
Ja, ky është!
Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka.

Publikuar nga Publik Media