Nga Kamza ku zhvilloi takimin e rradhës në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, kreu demokrat Sali Berisha i ka drejtuar një mesazh kryeministrit Edi Rama, i cili ka deklaruar ditët e fundit se kush voton për kënetën, sikundër quan ai koalicionin ‘Aleanca Shqipëria Madhështore’ është çyryk.
Por Berisha tha se gjuha që po përdor Edi Rama është ajo e një kopuku.
“Kurrë. Edi Rama, shqiptarët të kanë prerë biletën.
Në je burrë, po nuk ka gjë më absurde të pretendosh që ti je burrë, se vetëm burrë nuk je, dhe do t’ia them një fjalë sonte këtu para jush.
Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku, u tha se zonja, gjysma juaj i ka burrat çyrykë.
Tani unë i them Edi Ramës, ta dish mirë se në ligj, në Kanun dhe në ligjin e sotëm, Qafën e Buallit nuk do e kishe kaluar kurrë ti pa të tredhur dibranët.
Por ata nuk ka burra më të mençur. E dinin që i tredhuri nuk tredhet më.
Kaq mund t’i themi”, tha Berisha.