Mbajti për 22 ditë fletë arrestet për kartelin e drogës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorsë së Posaçme.
Berisha e bëri përgjegjës Altin Dumanin për të cilin tha se është bashkëpunëtor i krimit në Shqipëri, duke theksuar se vonoi 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Troplinit, Elvis Doçit apo Pojave.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar mesazhin që u la oficerëve të OPGJ-së pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare, kjo zyrë shteti që paguhet me rrogat më të larta në gadishullin e Ballkanit, paguhet me 7 mijë euro personin nga prokurorët për meritën e veçantë se komunikojnë dhe bëjnë pazare me kriminelët, do të shpallet seksion i kartelit Troplini. Do të shpallet seksion i kartelit më të fuqishëm të drogës në Europë, karteli i vetëm që administron portin kryesor të vendit, portin e Durrësit.
Ndaj dhe në shënimin që i lashë Altin Troplinit, e informova se sot e tutje nga Dumani, do ta quajmë Altin Troplini. Kjo për arsye të forta ligjore sepse ky bashkëpunëtor i kartelit më të rrezikshëm, më të fuqishëm të Europës, mbajti në zyrën e tij 22 ditë vendimin e gjykatës për arrestin e Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit apo Pojës, sepse Poja quhet në fakt ky kartel droge.
Dhe jo vetëm e mbajti 22 ditë, por e çoi për ekzekutim pasi Xhevdeti dhe Elvisi kishin mbërritur në destinacionet që kishin zgjedhur dhe të lirë sot, duke kontrolluar nga vendndodhjet e tyre përsëri në çdo metër katror portin e Durrësit dhe trarikun e kokainës.
Ndaj dhe unë i lashë këtë shënim: Me mbajtjen për 22 ditë të fletëarrestit të gjykatës për bosët e kartelit më të madh në Europë të drogës, kartelit Troplini, Altin Dumani do regjistrohet si bashkëpunëtor kryesor i këtij karteli dhe do ndryshojë mbiemrin e tij nga Dumani në Altin Troplini”, tha Sali Berisha.
Bodyguardi i Ramës, Feti Zeneli, largon shefin Ermal Onuzi Një lëvizje e papritur ka ndodhur…
Spastrime me “projektligj” në diplomaci Në gusht të vitit 2024, kryeministri Edi Rama lavdëroi diplomacinë…
Elona Caslli Në paradhomën e daljeve të rezultateve në provimet e maturës, do të shohësh…
A shadowy name appearing in SPAK’s files In the latest documents obtained from the…
Një emër në hije që shfaqet në dosjen e SPAK Në dokumentet e fundit…
Trafiku i drogës në Finlandë, dyshohet se drejtohej nga një emër i njohur në fushën…