Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur, ndërkohë që të ka futur dorën dhe të ka marrë kuletën

Berisha u përgjigjet etiketimeve të Ramës: 130 mln euro të djegësit nuk i mori këneta, por ti me ‘Lubinë’

Berisha u ka kërkuar qyetatrëve të Borshit që më 11 maj, të ndahen nga kryehajduti Edi Rama dhe shpura e tij.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, Berisha tha se Rama në këtë fushatë zgjedhore të 11 majit ka ardhur em një propagandë vulgare, ku në të vërtetë, vetëm se i fyen shqiptarët.

‘Ndaj dhe kjo fushatë është vendimtare. Të ndahemi nga kjo e keqe. Dhe unë kam besim se Borshi dhe i gjithë Bregu dhe gjithë Shqipëria më 11 Maj do votojnë për atë projekt, i cili paraqet një mundësi të re për çdo shqiptar’, u shpreh lideri demokrat.

Tani, keni një fushatë tjetër.

Çfarë ndodh me të? Fushata e tij, le ta quajmë fushata e batutës, se ai ka një kulturë të reduktuar, e tëra i vjen nga realizmi socialist dhe përdor batuta nga ato filmat e kësaj kohe.

Por çfarë fshihet pas batutave të tij?

Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën me qeshë, ndërkohë që të ka futur dorën dhe të ka marrë kuletën.

Mos harroni se pas çdo batute të tij fshihet një akt vjedhje.

Nuk është batuta ajo që krijon vendet e punës. Jo, përkundrazi batuta përdoret për të maskuar mungesën e vendeve të punës.

Nuk është batuta që punëson të rinjtë. Përkundrazi ajo përdoret për të maskuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Nuk është batuta që ndihmon pensionistët. Përkundrazi ajo përdoret për të fshehur gjendjen e mjerë në të cilën i ka vendosur.

Ndaj dhe do t’u lutesha qytetarëve të Borshit dhe mbarë Shqipërisë, që kur të dëgjojnë batutat e tij, të kontrollojnë xhepat se diçka u ka vjedhur, në një mënyrë ose në një tjetër.

Pasi përpiqet me çdo kusht të shndërrojë fushatën e tij në një parodi, pastaj bën viktimën. Ke parë, më shajnë kështu, më thonë dhe për fëmijët këto, the ato.

Atëherë zotëri, në qoftë se bën thirrje publike në TV që të shikoni videot e nudove të mia, atëherë njofto televizionet që të vënë pullën e kuqe.

Njofto televizionet që të vënë pullën e kuqe se unë kam këtë fjalor.

Kështu që fushata e tij është parodi.

Tani thotë lavdi hajdutëve të mi. Me Saimir Tahirin, me Krifcën, me Lubinë, me Erion Veliajn se këta janë bërë një tabor.

Dhe tani krenari…

Ta dini një gjë, po vodhi ministri, kurrë nuk mund të vjedhë pa e kapur kryeministri. Kryeministri ka një detyrë, që të mbikëqyrë funksionimin e qeverisë.

Po ata kanë vjedhur sepse vidhte ky.

Shembull, djegësi i Tiranës nuk ekziston. Lubi Balluku me ligj dhe kontratë ka pasur një drejtori që të mbikëqyrte punimet e djegësit të Tiranës. Për të raportuar çdo muaj situacionet e ndërtimit të tij. Asnjë raport, asnjë situacion. Asnjë vit, as tre vite, as pesë vite, as gjashtë vite.

Pse? Sepse ajo e dinte se paratë i merrte Edi Rama. I merrte burreci dy metra i gjatë.

Kështu që pas 6 vitesh aty nuk ka një tullë, 130 milionë euro të taksave tuaja janë zhdukur.

Po kështu 120 milionë euro Beketi.

Po kështu 100 milionë euro checkupi i Vilma Nushit.

Ai përpiqet këto t’i kalojë me batuta. Të sëmurët vdesin në spital për ilaçe, ai e kalon me një batutë.

E gjitha kjo është përpjekja e një njeriu të marrë fund që përpiqet të mbijetojë me çdo kusht me një propagandë vulgare në të cilën e vërteta është se i fyen shqiptarët.

Se ai i merr ata sikur këta e hanë sapunin për djathë, sikur mund t’i mashtrojë me këto që thotë, ndërkohë që u ka përzënë nga shtëpitë gjysmën e familjes.

I ka përzënë jashtë për varfëri, për pasiguri pune, për varfëri.

Ndaj dhe kjo fushatë është vendimtare.

Të ndahemi nga kjo e keqe. Unë e thashë edhe në Himarë se askush më shumë se banorët e Bregut nuk kanë ditur t’i qëndrojnë fuqishëm të keqes.

Dhe unë kam besim se Borshi dhe i gjithë Bregu dhe gjithë Shqipëria më 11 Maj do votojnë për atë projekt, i cili paraqet një mundësi të re për çdo shqiptar.

Për çdo të ri që të ndërtojë ëndrrën në Shqipëri.

Për çdo pensionist të jetojë më me dinjitet.

Për çdo fermer të ketë sukses në fermën e tij.

Për çdo biznes të zgjerojë biznesin e tij.

Pra për Shqipërinë në tërësi të ngrihet në lartësinë e potencialeve të saj të një Shqipërie Madhështore.

Berisha u përgjigjet etiketimeve të Ramës: 130 mln euro të djegësit nuk i mori këneta, por ti me ‘Lubinë’

Berisha Ne Himare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar turin elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, duke ndaluar sot në Himarë për prezantimin e kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM. Gjatë fjalës së tij, Berisha ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë dhe veçanërisht ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, të cilën e cilësoi si një nga figurat më të korruptuara të kabinetit të Edi Ramës.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Ramës, i cili e ka krahasuar opozitën me “kënetë”, Berisha ironizoi këtë etiketim dhe e përdori për të rikthyer vëmendjen te skandalet financiare të qeverisë.

“Sipas fushatës kundër nesh, 130 milionë euro të inceneratorit të Tiranës i mori këneta, jo Rama me Lubi Ballukun. Po ashtu, 120 milionë euro të Becchettit i mori këneta, jo Rama që e përzuri atë pa kushtetutë nga vendi,” deklaroi Berisha.

Ai akuzoi Ballukun për bashkëpjesëmarrje në aferat më të mëdha korruptive të qeverisë dhe e përmendi si një prej njerëzve më të afërt të kryeministrit në “skemën e grabitjes së fondit publik”.

“Për Ramën, të mençurit janë Saimir Tahiri, Lubi Balluku, Frida Krifca — të gjithë hajdutët përreth tij që kanë vjedhur bashkë me të,” u shpreh lideri i opozitës, duke premtuar një qasje të re ndaj buxhetit dhe investimeve nëse vjen në pushtet.

Berisha gjithashtu kritikoi shpërndarjen e buxhetit, duke përmendur që nga 8 miliardë euro, vetëm një shumë e vogël u dedikohet pensionistëve, ndërkohë që sipas tij fondet po zhduken në aferat e qeverisë aktuale.

Publikuar nga Publik Media