Portin e Durrësit e kontrollon Troplini, prandaj u njoftua që të ikte
Lideri i opozitës, në një Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj qeverisë, duke lidhur trafikimin e kokainës me portin e Durrësit dhe strukturat e larta të shtetit.
Sipas Berishës, porti i Durrësit është shndërruar në një pikë kryesore të hyrjes së kokainës në Europë, dhe kjo ka ndodhur për shkak të kontrollit të plotë të portit nga grupi i Troplinëve, me mbështetje të nivelit të lartë të qeverisë, përfshirë Edi Ramën dhe Olsi Ramën.
Berisha gjithashtu ka përgëzuar Antimafien Italiane për kontributin e saj në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, ndërkohë që ka theksuar se operacionet e drejtësisë shqiptare janë të pasuksesshme dhe se shumë persona të përfshirë janë njoftuar dhe kanë ikur para se të arrestoheshin.
Fjala e plotë:
Këtu unë para jush dhe në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se Porti i Durrësit është shndërruar në portin e hyrjes më të madhe të kokainës në Europë.
E kam deklaruar këtë pas faktesh dhe informacionesh të shumta që kam pasur.
Sepse Porti i Durrësit u la jashtë çdo kontrolli.
Pirro Vengu u lartësua në ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë me 100 përqind vetëm Troplinët.
Aty ka grupe të tjera, unë mund t’i citoja, por jo.
Porti i Durrësit dhe kokaina hyn e tëra tani në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve.
Në këtë drejtim, unë përshëndes Antimafien Italiane.
Antimafien se Spaku aty ishte, të themi atë që është.
Por ky është operacion në vazhdim.
Të presim, sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti. Nuk u tha se sa u arrestuan dhe nuk u tha asnjë gjeneralitet.
Të them unë ty, eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën.
Matriksi vazhdon të funksionojë.
Por unë përgëzoj Antimafien Italiane që është një institucion i shkëlqyer që kontribuon për sigurinë jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri.
Dhe ky nuk ëshët rasti i parë, janë një seri goditjesh.
I garantoj se Ervis Doçi apo famëziu Poja ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës.
Pra, prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit.
Ndaj u njoftua të ikë ai.
Pra, po ta marrim kështu, Toto Rina është në kryeministri, nën-Toto Rina ia mbathi.
Nuk them, tha, gjeneralitete. I kemi sekret.
Po ç’sekret i ke? Ke shkuar dhe ke arrestuar pastruesit dhe shoferët.
Na thuaj pak kush e njoftoi Pojën që iku?
Ai ishte padroni i portit. Dhe natyrisht i zgjedhjeve dhe të gjithave.
Unë ua thashë edhe mbrëmë. Altin Hajri, me dosjen e të cilit është marrë direkt Dumani, ka ndaluar makinën dhe ka shkuar në formë presioni tek kandidatja jonë në Hardhishtë.
Po, vetëm e vetëm si formë presioni që këtu jam unë.
Po ai ka me vete Dumanin dhe Ulsiun, dy kostumet që i thoshte, merrja pak masën atij që t’ia bëjmë dy kostume, se u soll mirë ai, i qëndroi fjalës.
Ka ministrin. Kjo është e vërteta.
Por unë edhe njëherë shpreh vlerësimin më të madh se ajo pak luftë që është bërë kundër narkoshtetit, është bërë nga Antimafia Italiane.