Berisha flet për gjuhën e Ramës : Bën kllounin që të maskojë 130 milionë eurot e vjedhura me djegësin e Tiranës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij me shqiptarët në Selanik u ndal te gjuha e përdorur nga kryeministri Rama.

Berisha tha se Rama bën kllounin që të fshehë 130 milionë eurot e vjedhura me inceneratorin e Tiranës dhe për të maskuar faktin që i zhyti shqiiptarët në varfëri.

Rikthimi i shqiptarëve nga emigracioni do të jetë kusht për të shpëtuar Shqipërinë. Një politikë demografike e veçantë do të bëhet. Çdo çift i ri do të ketë një grant për çatinë e tij.  Një fjalor i turpshëm, me të cilin njëlloj si horri që kërkon të gjejë strehë për t’i shpëtuar përgjegjësisë qqë ka ndaj jush. Mos harroni Kapshticën, se si ky antishqiptar u la ju në tokën e askujt në Kapshticë, në kohën e Covidit.

Ai bën kllounin, që të maskojë 130 milionë të vjedhura me djegësin e Tiranës. Për të maskuar gjëmën që u bëri shqiptarëve, qëe i vidhisi në honet e varfërisë është i aftë të bëjë çdo gjë. Më 11 maj shqipotarët do të vërshojnë nga toka, deti, ajri drejt Shqipërisë”, tha Berisha

Publikuar nga Publik Media