Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë për shtyp me gazetarët. Në fjalën e mbajtur Berisha u ndal te votat e diasporës dhe pengesat e hasura nga votuesit jashtë vendit.
Berisha ftoi të gjithë ata emigrantë që nuk mundën të votonin nëpërmjet postës, të vinë më 11 maj në Shqipëri. Gjë të cilën Berisha e quajti një shërbim të jashtëzakonshëm për vendin.
“11 maji dita përcaktuese e së ardhmes së kombit shqiptar. Qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar ndodhi në dy vende. Kjo shpresoj të nxisë çdo qytetar shqiptar që mund të vijë këto dy ditë dhe të votojë të diel në qendrat e votimit do të ishte shërbim i jashtëzakonshëm. Një rast unik që u jepet.
Sot ne mbyllim fushatën më optimiste të shqiptarëve të lirë, në Bvulevardin e Ri të kryeqytetit. Kjo fushatë për të cilën dua të falënderoj çdo pjesëmarrës nga Saranda në Tropojë, u karakterizua me njëë uragan të vëërtetë që buroi nga zemra dhe shpirti i popullit. Dy fushata ecën paralel. Njëra fushata me detyrim e narkoshtëetit, tjetra fushata e nejrëzve të vendoosur për të përzënë narkoshtetin”, tha Berisha.