Berisha nga Mirdita: Rama ka 3 ditë që qarkullon me thesin e rrenave mbi shpinë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti sot takimin përmbyllës elektoral me qytetarët e Mirditës, në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe mbështetëse, Berisha deklaroi se kjo është “java e njëshave”, duke i bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të sjellë fitoren e opozitës.

“Me numrin e Zotit, njëshat kanë marrë në dorë fatin e Shqipërisë. Kanë marrë në dorë fitoren e shumëpritur,” tha ai, duke përshkruar një popull të “ringritur me shpresë e besim për t’u ndarë nga një e keqe që kurrë nuk e kanë merituar”.

Publikuar nga Publik Media