Berisha nuk pranon rezultatin, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme në një konferencë për shtyp nuk e ka pranuar humbjen e zgjedhjeve të 11 Majit.

Ai e justifikoi humbjen e thellë të PD përballë Ramës që ka fituar shumicën absolute, se zgjedhjet u grabitën nga bandat kriminale.

“Zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të gjitha nga krimi bandat kriminale të qeverisë, ishin aktive në 10 qarqe të Shqipërisë, në 20 bashki të vendit dhe ata patronuan 30 deputetë të mazhorancës kriminale.

Xhabafti diktoi në mënyrë të dhunshme vullnetin e qytetarëve të Vorës, në të cilat zgjedhjet kryebanditi Blendi Xhabafti mori vota 10 herë më shumë se kandidati i dytë në listë. Kuptoni vetë si janë zhvilluar zgjedhjet. Skena si Vora ishin të zakonshme në një seri qarqesh dhe bashkish të tjera, Durrës, Peshkopi, Elbasan, Fier dhe zona të tjera. Pra, në çdo aspeket këto ishin zgjedhjet më të grabitur, më të plaçkitura, më të dhunuara në tërë historinë elektorale të Shqipërisë pluraliste.”, tha Berisha.

Më pas ai njoftoi protestë më 16 Maj, ditën e Samitit të Komunitetit Politik në Tiranë, në orën 17:00  te ‘Bulevardi Zogu i Parë’ përballë kryemistrisë.

‘Protesta do të jetë paqësore, ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cënojnë sigurinë e dinjitarëve që vijnë por duam që ata ta mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodikator që nuk njeh ligj e moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij.”, tha kreu i PD.

Publikuar nga Publik Media