Berisha takohet me kryeministrin grek Mitsotakis në Kongresin e PPE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot i pranishëm në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) që po zhvillohet në Valencia të Spanjës. Mësohet se në këtë kongres, Berisha është takuar dhe përshëndetur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis dëgjohet teksa i uron Berishës: “Urimet më të mira”.

Takimi mes dy kryedemokratëve është zhvilluar në një atmosferë të ngrohtë, ku lideri i demokratëve në Greqi ka përcjellë urimet e tij për Berishën, vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve paralementare të 11 majit.

Ky takim dhe urimi i Mitsotakis konsiderohet edhe si një shenjë mbështetjeje për opozitën shqiptare dhe një dëshmi e marrëdhënieve të qëndrueshme mes PD-së dhe së djathtës europiane.

Publikuar nga Publik Media