Berisha thirrje qytetarëve: Votoni për shqiptarët, fëmijët dhe pensionet!

Pak më parë kreu i PD Sali Berisha ka votuar në “Liceun Artistik”.

Në një prononcim për mediat ai u bëri thirrje shqiptarëve të dalin masivisht në votime.

“Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre.
Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend.
Të votojnë!
Unë, meqë më pyet, çdo njeri që takova, unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre.
Pra, do të kemi një ditë të dytë vere.
Ndaj dhe njëherë thirrja ime, votoni, votoni, votoni!”, tha ai.

Publikuar nga Publik Media