Berisha tregon dy ditët në Valencia: Kisha rikthimin tim më të fuqishëm politik!

Sali Berisha në një konferencë për mediat ka prezantuar rezolutën për Shqipërinë, e cila u miratua në kongresin e PPE në Valencia.

Sipas Berishës, kjo rezolutë që u votua nga CDU dhe 82 parti të tjerë anëtare të PPE vjen si “diamanti në kurorë të tre rezolutave të tjera”.

Ai tha se Shqipëria bëhet i vetmi vend që në 6 muaj komuniteti ndërkombëtar lëshon 4 rezoluta për ndëshkimin, sipas tij të Ramës.

“Edi Rama është delja e zeze e Evropës në raport me vjedhjen e votës dhe drogën”, deklaroi Berisha.

Berisha tha se këto janë të vërteta që nuk i kapërdin dot asnjë evropian. “Ky është Edi Rama 8 ditë para zgjedhjeve. I nxirrë sic është”, tha kreu i PD.

“Unë dy ditë në Valencia kisha rikthimin tim politik më të fuqishëm politik në historinë e Evropës pas luftës”, deklaroi ndër të tjera kryedemokrati, i cili theksoi se “shqiptarët po shkojnë drejt një fitore plebishitare të themi është pak”.

“Kjo rezolutë, e cila u miratua pa asnjë votë kundër në unanimitet të plotë, damkosi në mënyrë përfundimtare Edi Ramën si armik i votës së lirë në kontinentin evropian, e rreshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër.

Rezoluta denoncon haptas Edi Ramën dhe regjimin e tij se:

-Po minon zgjedhjet nga manipulimi dhe keqpërdorimi i pushtetit.

-Po shtyp pluralizmin politik përmes presionit institucional dhe se po shtyp opozitën dhe liderët e saj, anëtarë të parlamentit dhe qeveritarë vendorë të opozitës.

-Dënon kontrollin qeveritar mbi mediat dhe mbylljen nga Edi Rama të TikTokut.

-Denoncon mosrespektimin e shtetit ligjor, kapjen e shtetit ligjor, çka ka sjellë, thekson rezoluta, pandëshkueshmëri.

Në rezolutë dënohen gjithashtu me forcë të madhe dhe haptas keqpërdorimi i vazhdueshëm i pushtetit shtetëror.

Shteti elektoral, dmth përdorimi i burimeve shtetërore për zgjedhje.

Blerja e të drejtës së votës, dhunimi i votës dhe fshehtësisë së saj.

Europa e tërë qëndron pas shqiptarëve dhe të drejtës për të votuar si qytetarë të lirë.

Denoncohet censurimi i opozitës.

Jo vetëm kaq, por edhe censurimi i Europës nga Edi Rama.

Këtë rezolutë, shqiptarëve nuk ua lexuan mediat kryesore të kontrolluar nga Edi Rama.

Denoncon kërcënimin dhe ndjekjen penale të kandidatëve të opozitës.

Mosndëshkimin, ju lutem, mosndëshkimin e krimit zgjedhor.

Pra, Europa e qendrës së djathtë, denoncon haptas mosndëshkimin e krimit zgjedhor në Shqipëri.

Por denoncon zëvendësimin e paligjshëm të Erion Veliajt për të përdorur burimet e bashkisë me qëllime elektorale.

Moszbatimin e vazhdueshëm nga Edi Rama të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Përdorimin e administratës në fushatë zgjedhore.

Përdorimin e lidhjeve politike me krimin për të rrëmbyer votat e qytetarëve.

Emërimet politike në organet e zbatimit të ligjit dhe në drejtësi, që janë të zakonshme në Shqipëri”, tha Berisha.

Publikuar nga Publik Media