‘Betoni i Rilindjes’ nuk ka pushim as për “Krishtlindje”!

Artan Hoxha

🎥Beton për “Krishtlindje”🎥

Mbi varrin e Teatrit Kombëtar, po lulëzon betoni i ri !

Unë mendoja se në ditë feste, si kjo e , ata bëjnë pushim!!!!
E kisha gabim.
Ata nuk pushojnë.
Nuk kanë kohë të pushojnë.
Ajo ndërtesa me pupulit, e ndërtuar nga fashistët e qelbur të Benito Musolinit, për dreq qëndroi stoike për 80 vite më këmbë.
Pastaj erdhën fadromat e bashkisë dhe e shëmbën përdhe pa pikën e mëshirës.
Fundja kujt i duhej?!

Ja ku jemi sot.
Në ditën e Krishtlindjes 2024.
Sondat e pilotave kanë mbaruar punë
Tani fjalën e kanë marrë betonuesit, armaturat e rënda dhe si gjithmonë vinçat e lartësive.

Ai oaz i vogël, që i kishte mbetur popullit të kryeqytetit, që nga koha e fashizmit, të cilin për fat nuk guxoi ta prekte as komunizmi, tashmë ka hyrë në hartën “kryeqytetit të betonit”.

Punojnë qerratallarët, punojnë.
Edhe ditën e lindjes së Krishtit, nuk ndalojnë.
Si të pafe që janë, vazhdojnë të betonojnë hap pas hapi, centimetër pas centimetri, deri sa shpirti i këtij qyteti të jap fund i mbytur nga betoni….
Gërmojnë gjithnjë më thellë, për të betonuar nëntokë dhe mbitokë.
Sa më thellë gërmojnë poshtë,
aq më shumë kate do të ketë lartë,
aq më shumë para korrupsioni e krimi do pastrohen,
aq më shumë miliarda do të përfitohen.

Ndërsa kullat e betonit hedhin shtat çdo minutë, në kryeqytetin që lëngon, nesër miletit do t’i ofrohet shfaqja e radhës.
Kryetari i betonit do të sfilojë paradite në SPAK, që kryebetonuesi i vendit, të vazhdojë qetësisht kryeveprën e tij të betonimit të narkokorrupsionit.

Deri në 11 majin e ardhshëm, “vëllai i madh” ka vendosur këtë program;
1)-Të hënë, të mërkurrë, të enjte, spektakël nga SPAK-u.
2)-Të martën dhe të shtunën, spektakël nga “Big Brother”.
3)-Të dielën kemi podcastin ekskluziv të “padishaut”.
4)-Të xhumanë(e premte), si admirues të shtetit Bektashi, e kemi meditim, nëse duhet të vazhdojmë të rrimë apo tia fusim vrapit nga ky vend.

Publikuar nga Publik Media