Pasuritë e biznesmenit Katan Baho, i njohur dhe me emrin Sokrat Baho nga Valare e Gjirokastrës që dyshohen se janë përfituar nga veprimtaria kriminale janë vënë në sekuestro.
Biznesmeni i njohur në Gjirokastër kishte ngritur ndër të tjera dhe një lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër si dhe një servis te Mersedez Benc.
Në sekuestro janë vënë dhe ndërtesa, biznese në fshatin Valare si dhe 8 automjete dhe një Audi Q7.
Në 2019 Berisha denoncoi lidhjet e biznesmenit të njohur Sokrat Baho me drejtuesit e atëhershëm të policisë por dhe në doganën e Kakavijës se në bashkëpunim kishin organizuar ngarkesën 950 kile që ishte kapur nga policia e Janinës në atë kohë.
Jo vetëm kaq në denoncim zbulohet se Baho njihej dhe nga drejtesia greke si trafikant dhe kishte kryer dënim me burg.
Pasuritë e sekuestruara sot në kuadër të operacionit ‘Center’ ishin vënë në emër të Katan Baho, alias Sokrat Baho dhe familjarëve të tij.
Çfarë iu sekuestrua?
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër
-1 automjet tip “Audi Q7”.
Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij.
Operacioni i policise “Center”.
Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht janë sekuestruar:
-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen “18 shtatori”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër;
-1 automjet tip “Audi Q7”.
Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Çfarë denononcoi Berisha në 2019?
Narkodrejtoret akuzohen per trafik droge!
Miq, narkodrejtori i narkopolicise dhe narkodrejtori i doganes te Gjirokastres akuzohen per bashkepunim ne trafik droge.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje Doktor.jam nje ish polic i doganes se kakavijes. Desha te flas per mega aksionin qe policia e shtetit sqaron. Ne qytetin e gjirokastres si drejtori i policis ashtu dhe drejtori doganes jan te perfshire ne trafikun e droges. me nje nga trafikantet me te medhenj ne ate qytet Sokrat Baho.ose katan baho njihet si bizesmen i nje servisi te mersedez benc dhe i nje lokali ne qender te qytetit. gjithashtu njihet dhe nga drejtesia greke si trafikant ku aty ka kryer dhe denim ne 2009. po ky ne bashkpunim me drejtorin e doganes se kakavijes kan organizuar ngarkesen 950 kile qe u kap nga policia e janines.te lutem publikoj