Alketa Çeku
Pas më shumë se nje jave ku në TV dhe media u diskutua gjerësisht skandali i mishit të pulës me salmonelë , u suprizova kur pashë Blendi Fevziun në ambientet e fabrikes së sallamit Dimal.
Kësaj here Fevziu kishte rolin e dëgjuesit dhe jo të gazetarit që bën pyetje.
Fillimisht dua të bej një sqarim. Si gazetarja qe ka publikuar e para lajmin ne lidhje me konsumimin e mishit te pulës me salmonele nga shqiptarët , kam qenë në dijeni se cili është subjekti importues i mishit me salmonelë. Këtë e faktoj edhe me kërkesen per informacion që i kam dërguar subjektit dt 28.3.2025. Megjithate asnjehere nuk e kam përmendur emrin e kompanise dhe as të fabrikës së sallamit Dimal. U morëm me thelbin e çështjes që ishte mos respektimi i portokolleve nga AKU.
Por nuk munda të qëndroj pa reaguar kur shoh Fevziun , me një shufër sallami në dorë që mundohet të bind konsumatorin se çdo gjë është në rregull. Ndonjëherë faktet janë më të forta se dëshira e gazetarit per te luajtur lojën ‘polici mire’ ‘polic i keq’.
Sipas burimeve zyratre te AKU që po i publikoj, mishi i pulës me salmonelë nuk dihet se ku ka shkuar. Subjekti importues nuk ka sistem gjurmueshmërie, faturat e shperndarjes janë fiktive.
Përseri sipas burimeve zyratre NUK dihet se sa ton mish pule me salmonelë u SHIT sa u BLLOKUA dhe ku u SHPËRNDA.
Një keshillë miqësore dhe profesionale për Fevziun, para se të informosh publikun kerko informacione zyrtare nga institucioni dhe referoju atyre. Bisedat “tallava” në studio nuk janë as fakte dhe as argumente.