Blendi Gonxhja kandidat për SPAK apo për kryetar bashkie?!

Blendi Gonxhja, në dosjen e inceneratorëve  por Dritan Prençi “nuk sheh gjë”

Blendi Gonxhja, një nga figurat më të votuara të PS-së dhe aktualisht ministër, rezulton i përfshirë në dosjen e inceneratorëve të Tiranës. Ndërkohë që Prokurori i SPAK Dritan Prençi vazhdon të heshtë, faktet janë të qarta.

Kompania “Albarent”, pronë e bashkëshortes së Gonxhes, Elda Gonxhja, ka marrë 73 milionë lekë nga kompania e inceneratorit të Tiranës vetëm në gjysmën e parë të vitit 2021  për dhjetëra makina me qira. Këto mjete janë përdorur më pas nga Bashkia Tiranë dhe gjatë fushatës elektorale të PS-së.

Pra, një skemë ku paratë publike qarkullojnë nga inceneratorët te biznesi familjar i një zyrtari të lartë dhe përfundojnë në përdorim politik.

Për çudi, këto lidhje nuk janë objekt i asnjë hetimi nga SPAK. Ndërsa figura të dorës së dytë burgosen, personazhe kyç si Gonxhja apo Veliaj nuk preken. Mediat kané dokumentuar me prova këtë skemë, por Dritan Prençi, prokurori që ka dosjen në dorë, “fle” i qetë, ndërsa afera e inceneratorëve zbardhet me pikatore.

Nga dokumentet e Veliajt apo daljet e tij mediatike për të kërkuar që të ndërtohet inceneratori dhe duke nxjerrë gjoksin përpara se ‘jam unë që e bërë këtë zullum’, shkresat që firmosen, makinat që merren me qira, paratë që jepen në media, ortakëritë me mediat, janë në dosjen e Dritan Prençit, prokurorit të SPAK-ut.

Këtë të fundit duket sikur e ka zënë gjumi letargjik dhe po e kthen çështjen e inceneratorëve nga një megaaferë skandaloze qindra miliona euroshe në një çështje qesharake për të burgosur disa zyrtarë, të cilët thjesht dhe vetëm kanë zbatuar urdhrat.

Gjithashtu, nga ana tjetër, ka marrë “dorezat e boksit” dhe godet Lefter Kokën sikur është truri i gjithçkaje, ndërkohë që përfituesi është Erion Veliaj dhe Bashkia e Tiranës dhe nuk ka asnjë akuzë.

Ndërkohë që nga kompania ka marrë para Blendi Gonxhja, askush nuk po e heton, nuk ngrihet asnjë akuzë për të.

Teksa para ka marrë dhe ortakëri ka bërë edhe “Top Channel” dhe mediat nuk i heton askush, nuk ka asnjë akuzë.

Këtu vërtetohet ajo që thamë më lart, se Dritan Prençi në prehrin e një oligarku jep garancinë se do ta bëjë copash dosjen e inceneratorëve dhe Erion Veliaj nuk do të ketë akuzë dhe as zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar të përfshirë në këtë aferë.

Në vend të hetimeve serioze, kemi një drejtësi selektive që i shmanget përfituesve të mëdhenj  dhe i kthehet në farsë një prej aferave më të rënda korruptive në historinë e Shqipërisë.

Publikuar nga Publik Media