Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Borsh-Fterrë, ku një automjet që udhëtonin tre persona ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë ka humbur jetën një punonjës policie, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy persona të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes.