BOSSI i kokainës i përfshirë në vrasjen e ish-Bllokut arrestohet në Dubai, kush është Eldi Dizdari, burri i miss-it Suada Sherifi

Arrestohet në Dubai Eldi Dizdari, bossi i drogës, i cili njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të dënuar për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës.

Dizdari ishte pjesë e një karteli të fuqishëm që drejtohej nga shtetas shqiptarë, i specializuar në trafikimin e drogës në Europë.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe si i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut, e ndodhur më 4 tetor 2018, ku vdiq Fabian Gaxha dhe mbetën të plagosur Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Bossi i drogës është burri i ish-missit shqiptar Suada Sherifi.  Ata kanë së bashku një vajzë, rreth dy vjeçe. Ai u shpall në kërkim pasi është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën ( ish i dashuri i Elvana Gjatës) në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Metropol”, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.

Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata.

Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi. Sakaq është përfolur se ka qenë i përfshirë me Arbër Çekaj, në trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës.

Publikuar nga Publik Media