Broja krenohet me Shqipërinë, reagimi i sulmuesit kuqezi pas kualifikimit në Europian

Ka apo nuk ka çështje Broja? Është apo nuk është i dëmtuar? Përse nuk ftohet? Këto janë pyetjet që nuk kanë rëndësi, të paktën për momentin. Vetë Armando Broja i është bashkuar festës kuqezi pas kualifikimit në Euro 2024, duke bërë një postim në rrjetet sociale.

Armando Broja ka luajtur 17 ndeshje për përfaqësuesen tonë, ku ka shënuar edhe katër gola. Më parë, lojtari ka luajtur për të rinjtë. Pritshmëritë janë të mëdha për të, teksa shpresohet se do mund të kontribuojë në Europian. Shorti për fazën e grupeve të Euro 2024 do të mbahet me 2 dhjetor, në orën 18.00.

Whatsapp Image 2023 11 17 At 11.09.57

Publikuar nga Publik Media