Armando Broja nuk ka kaluar sezonin më të mirë të karrierës së tij në radhët e Evertonit, pasi për shkak dëmtimesh është aktivizuar me “pikatore”. Por kërkesat për sulmuesin që do të largohet nga Çelsi nuk mungojnë.
Britanikja “The Sun” bën të ditur se Broja është në radarët e klubeve shumë të njohura, me katër skuadra europiane të cilat kanë nisur bisedimet me sulmuesin e Kombëtares shqiptare për të siguruar transferimin e tij në verë.
“Burime i kanë treguar “SunSport” se Milani dhe Ajaksi kanë qenë të dyja në kontakt para asaj që do të jetë një verë shumë e zënë me punë te Çelsi. Bisedime me holandezët e PSV dhe gjermanët e Lajpcig janë zhvilluar që më parë”, shkruhet në portalin e tabloidit të njohur britanik.
Sipas tij, Çelsi kërkon tashmë një shifër prej rreth 20 milionë paund për sulmuesin shqiptar, i cili bëhet e ditur se ka insistuar që këtë verë transferimi i tij të jetë përfundimtar, pasi nuk dëshiron të jetë më vazhdimisht në huazim, ndonëse ka kontratë me blutë deri në vitin 2028.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Attention”, pas zbulimit të një skeme të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se një punonjës…
A fshihet oligarku Pllumb Salillari pas Albania Solar Power dhe emrit Engjëll Agalliu ? Nga…
Nga Landi Çela Skema për kapjen e Gjykatës Kushtetuese Publik.al | veting | 5 Qershor…
Fillojnë arrestimet e para Një ndeshje, një kaos: Shqipëri–Serbi më 7 qershor 2025 në Tiranë…
Velipoja për Çelën, Vlora Pacolli Në një ceremoni që kishte trajtën e një konkursi ndërkombëtar,…