Burgoset Dodë Rica, pronari i “Strip Club Shqiponja”, u denoncua nga balerinat

Dodë Rica, pronar i rrjetit të lokaleve të striptizmit në Shqipëri dhe në Kosovë është nën masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur nga Gjykata e Durrësit.

47-vjeçari nga Mirdita dhe banues në Tiranë është denoncuar nga ish-balerinat shqiptare dhe të huaja të një prej klubeve të tij në Prishtinë.

Ato e denoncuan për trafikim të qenieve njerëzore dhe për sjelljen e tyre në mënyrë të jashtëligjshme për t’i punësuar në klubet e tij.

Pas denoncimit, autoritetet kosovare informuan autoritetet shqiptare për lokalizimin dhe arrestimin e Ricës, i cili u arrestua së fundmi në lagjen nr.13 të Durrësit me qëllimin ekstradimin e tij drejt Kosovës

Publikuar nga Publik Media