Bylis i shkakton disfatën e rradhës Partizanit

Partizani duket se ka harruar si fitohet. Të kuqtë u mposhtën 3-2 nga Bylis në shtëpi, në sfidën e javës së 26-të, me përmbysje.

Një disfatë e hidhur për kryeqytetasit, që kaluan në avantazh të dy golave, me realizimet e Taipit dhe Sembene.

Victor Da Silva ngushtoi diferencat në minutën e 18-të, ndërsa Mustapha në minutën e 71-të barazoi shifrat. Në minutën e 94-t, Ruçi realizoi golin e përmbysjes për ballshiotët, që largohen me fitore nga kryeqyteti.

Partizani mban vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Bylis renditet në vendin e tetë me 28 pikë.

Publikuar nga Publik Media