Publikisht(OP-ED)

Çdo mëngjes,Trampi pyet: ‘Mos m’i ka ngucë dikush shqiptarët’?!

Kim Mehmeti

Serbia është prodhuese e madhe e armëve dhe si e tillë ajo i forcon aftësitë vetëmbrojtëse dhe u shet armë edhe Rusisë edhe Ukrainës, edhe Izraelit edhe Iranit.

Pra kujtdo që ka vullnet të luftojë, por i mungojnë armë, me ç’ka atë njësoj e vlerësojnë edhe vendet Perëndimore edhe ato të Lindjes.

“Shqipëritë” tona prodhojnë inferioritet dhe paqedashje, andaj nga stadiumet i largojnë simbolet e krenarisë sonë kombëtare, siç është ai i UÇK-së, i ndalojmë këngët patriotike dhe shesim kozmopolitizëm.

Edhe atë nuk ia shesim çdokujt, por vetëm Perëndimit që do na mbrojë nga të gjitha rreziqet, por vetëm nëse do arrijmë lartësitë kozmopolite sa për të mos i irrituar serbët të mos tregojmë zëshëm se jemi shqiptarë!

Po pra, duke qenë se bukën dhe mbrojtën i kemi të garantuar nga perëndimorët, duke qenë se për armë nuk kemi nevojë ne por ata që do na mbrojnë, opozita e Kosovës merret me ‘armikun’ më të madh të vendit – Kryeministrin e saj në detyrë, e Piktorit i qëndron besnik  mendësisë ‘bulashe’ dhe e jetoj gëzimin e dasmave të dhëndurrve të vonuar.

Po pra, Serbia prodhon armë dhe pajisje ushtarake dhe atë ua shet të gjithëve që paguajnë mirë dhe që nuk tregojnë ku e kanë blerë, me çka i rritë aftësitë e veta mbrojtëse dhe e shton respektin e të gjithëve ndaj saj.

E ne prodhojmë ‘mirësi’ ngaqë e dimë se do na mbrojë Amerika dhe se Trampi, porsa zgjohet në mëngjes, pyetjen e parë që shtron është: “Mos m’i ka nguc dikush shqiptarët?”

Recent Posts

  • Bota

Irani paralajmëron sulme ndaj bazave amerikane në LM

Lufta në horizont? Irani paralajmëron sulme ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, nëse SHBA…

4 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

Pse këto ishin votimet më të mira që mund të kishim

Andi Bushati Materilalet filmike për manipulimin e votës që po publikon me një frekuencë këmbëngulëse…

5 hours ago
  • Bota

Trump ultimatum Iranit: Dorëzohu pa kushte!

Presidenti i ShBA, Donald Trump i ka dërguar një ultimatum Iranit në lidhje me zhvillimet…

7 hours ago
  • Flash News

Erion Alibej në GJKKO: Bashkëpunuam me Dritan Gjikën

Investuam gjithçka te një ngarkesë 530 kg me kokainë Detaje tronditëse janë zbardhur nga dëshmia…

7 hours ago
  • Flash News

SPAK godet kontrabandën, zyrtarë dhe biznesmenë ikin

SPAK është në prag të finalizimit të një prej operacioneve më të mëdha kundër kontrabandës…

7 hours ago
  • Publikisht(OP-ED)

Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën ‘Soros’

Basir Çollaku Në New York përqafohet me Soros, në Sazan “flirton” me Kushner dhëndrin e…

10 hours ago