Çfarë ndodhi? Arrestohet reperi Buta, artisti përfundon në pranga

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Reperi Betim Januzi, i njohur me emrin artistik “Buta”, është arrestuar nga Policia e KosovësFerizaj, pas një incidenti të rëndë të ndodhur një natë më parë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 prill 2026, rreth orës 20:25, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, pranë zonës së njohur si “Eurogjigant”, ku është raportuar për një përleshje fizike në progres.

“Ju njoftojmë se më datë 11.04.2026, rreth orës 20:25, kemi pranuar informacion për një rrahje në progres në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, afër “Eurogjigant”. Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar se, përveç përleshjes fizike ndërmjet dy personave, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas të dhënave zyrtare, një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike dhe jo nga arma e zjarrit. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe tri gëzhoja.

“Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes, jo nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri si dhe tri gëzhoja. Një person është shoqëruar në stacion policor, ndërsa i dyshuari tjetër është identifikuar dhe ndodhet në kërkim policor. Lidhur me rastin, njësitë relevante policore, përfshirë Hetimet dhe Forenzikën të stacionit, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa disa njësi janë vënë në kërkim të dyshuarit. Për informata shtesë, do të njoftoheni me raport vijues”, ka bërë të ditur Policia.

Ndërkohë, kujtohet se reperi “Buta” ishte arrestuar edhe në shtator të vitit të kaluar, pas një kontrolli policor. Ai ishte akuzuar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 11 shtator 2025, rreth orës 21:00, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, Betim Januzi kishte në posedim pa autorizim substanca narkotike të dyshuara si kokainë dhe marihuanë, me qëllim shitjeje apo shpërndarjeje.

Publikuar nga Publik Media