PSG-ja dhe Interi diskutojnë sot në Mynih mes tyre finalen e Ligës së Kampioneve, një turne i cili është më i lakmuari për klubet në Europë, aq më shumë për parisienët të cilët ishin ndërtuar prej shumë vitesh me atë si objektiv kryesor.
Klubi nën drejtimin e Luis Enrike pësoi ndryshime drastike duke larguar yjet e mëdhenj, por duke bërë me të rinj atë që Mesi & Co nuk e bënë dot realitet. Sot parisienët shkojnë në finale me bindjen se mund të bëjnë të tyrin trofeun, por për çudinë e të gjithëve, nuk do të jenë me armë të barabarta me Interin.
Në protokollin e ndeshjes të klubit francez, siç shihet më poshtë në atë të publikuar nga UEFA, rezultojnë vetëm 22 lojtarë nga 23 që mund të regjistrohen aty. Nuk dihet arsyeja pse, por Luis Enrike ka preferuar një lojtar më pak se sa lejon protokolli, ndryshe nga Simone Inzagi, i cili nga ana tjetër ka marrë çdo alternativë të mundshme që ia lejonte rregullorja.
Roela dhe Vedati, çifti që u njoh dhe dashurua në “Përputhen” kanë zbuluar se së…
Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën, më…
Që prej fillimit të vitit duket se ka një rivalitet të fortë (!) në lidhje…
Gjyqtarja e Posaçme Elsa Ulliri do të jetë kryesuese e trupës gjykuese që do të…
Presidenti Trump nuk u informua për sulmin e fundit të Ukrainës ndaj Rusisë, konfirmoi të…
Një 15-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmë me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur në…